SHBA përgatiten të trajnojnë pilotët ukrainas për aeroplanët F-16, nëse Evropës i mungon kapaciteti

Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy, center, and Dutch caretaker Prime Minister Mark Rutte, center right, look at F-16 fighter jets in Eindhoven, Netherlands, Sunday, Aug. 20, 2023. The leaders met at a military air base in the southern Dutch city, a day after Zelenskyy visited Sweden on his first foreign trip since attending a NATO summit in Lithuania last month. On Friday, the Netherlands and Denmark said that the United States had given its approval for the countries to deliver F-16s to Ukraine. (AP Photo/Peter Dejong)

Javën e kaluar u raportuar se Danimarka dhe Holanda do ta furnizojnë Ukrainën me aeroplanët luftarakë F-16, pasi ka marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara.

Tani SHBA-të kanë dhënë indikacioni do të miratojnë transferimin e fluturakeve nga palët e treta, dhe janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë në trajnimin e pilotëve ukrainas.

Sabrina Singh nga Pentagoni ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesën në trajnimin e pilotëve, nëse numri i tyre është më i madh sesa që është parashikuara dhe Evropa nuk ka kapacitete.

Ajo theksoi se Danimarka dhe Holanda do të udhëheqin me fushatën e trajnimit, kurse Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë shtesë nëse Evropa nuk ka kapacitete të mjaftueshme.Reklama

Pilotët ukrainas do të duhet fillimisht të mësojnë termat ushtarak në gjuhën angleze, me qëllim që të mund të pilotojnë aeroplanët luftarak F-16.

E kjo sipas Singh nga Petangoni, do të kërkojë kohë me qëllim që të jenë sa më të përgatitur.

/Telegrafi/

Read Previous

Fillim i mbarë për Milanin, Giroudi e Pulishiqi ia sjellin fitoren

Read Next

Aksion i policisë në Prishtinë, konfiskohet drogë dhe arrestohen dy persona