SHBA në gatishmëri të lartë pas kërcënimeve të Iranit ndaj Izraelit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gatishmëri të lartë nga rreziku i një sulmi të mundshëm të Iranit ndaj aseteve të Izraelit ose Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme, si kundërpërgjigje ndaj sulmit izraelit në ambasadën iraniane në Siri.

Reuters citon një zyrtar të lartë amerikan që thotë se “janë në gjendje të lartë vigjilence” për shkak të një sulmi që mund të ndodhë javët e ardhshme.

Avionë luftarakë izraelit bombarduan ambasadën e Iranit në Damask të hënën, duke shkaktuar disa të vrarë, mes të cilëve një komandant ushtarak iranian.

Pas këtij sulmi, Irani ka thënë se ka të drejtën për të vepruar. Për këtë arsye, SHBA dhe Izraeli po monitorojnë me vigjilencë të lartë çdo kërcënim që vjen nga Irani.

Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Netanyahu për kërcënimin iranian.

“Ekipet tona kanë qenë në kontakt të rregullt dhe të vazhdueshëm. SHBA mbështet plotësisht mbrojtjen e Izraelit ndaj kërcënimeve nga Irani”, tha për Reuters një zyrtar i lartë i administratës Biden. /tvklan.al

Read Previous

Ishulli i Sazanit, në listën e “100 plazheve të arta”

Read Next

Europol: Bandat kriminale në Evropë po depërtojnë në bizneset e ligjshme