SHBA ka kërkuar konsultime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare me Kanadanë lidhur me taksën e re të shërbimeve dixhitale, tha të premten administrata Biden, duke shtuar se taksa “diskriminuese” duket në kundërshtim me detyrimet e marrëveshjes tregtare të Kanadasë për Amerikën e Veriut.
Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA tha në një deklaratë se do të punojë me Kanadanë për të zgjidhur shqetësimet e SHBA mbi taksën e re të miratuar në qershor, përmes konsultimeve. Por nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet pas 75 ditësh, ajo mund të kërkojë një panel për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sipas Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada për tregtinë (USMCA)./reuters/