Qeveria amerikane njohu të martën kandidatin e opozitës, Edmundo Gonzalez, si fitues të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë.
Presidenti Nicolas Maduro pretendon se është fitues i zgjedhjeve të kontestuara të mbajtura në muajin korrik.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e njohu Gonzales si fitues të zgjedhjeve presidenciale përmes një shkrimi në rrjetin X, ndërsa bëri thirrje për respektimin e vullnetit të popullit të Venezuelës.
Administrata e Presidentit Joe Biden ishte shprehur më parë se Gonzales kishte fituar shumicën e votave në zgjedhjet e debatueshme të 28 korrikut, por nuk ishte shprehur për njohjen e tij si president i sapozgjedhur.
Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës, i drejtuar nga njerëz besnikë të Maduro, e kishte shpallur presidentin si fitues të zgjedhjeve vetëm pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme presidenciale, autoritetet zgjedhore nuk dhanë detaje për numërimin e votave.
Por koalicioni opozitar i mblodhi të dhënat nga 80% e makinave elektronike të votimit të mbarë vendin dhe i postoi ato në internet. González dhe udhëheqësja e opozitës, Maria Corina Machado, thanë se të
Maduro dhe autoritetet zgjedhore kanë refuzuar thirrjet e përsëritura nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kolumbia, Brazili dhe vende të tjera për të publikuar të dhënat e detajuara të votave që mbështesin rizgjedhjen e presidentit.
Kritikat e ashpra pas zgjedhjeve për mungesën e transparencës bënë që Presidenti Maduro t’i kërkonte Gjykatës së Lartë të Venezuelës, anëtarët e së cilës janë në linjë me partinë në pushtet, që të shqyrtonte rezultatet. Gjykata e Lartë konfirmoi fitoren e tij. /Albanianpost.com