SHBA-ja do t’ia dërgojë Ukrainës edhe një kundërajror Patriot

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës edhe një sistem tjetër kundërajror të llojit Patriot, njoftuan zyrtarët amerikanë.

Ky do të jetë kundërajrori i dytë Patriot që Shtetet e Bashkuara ia dhurojnë Ukrainës, edhe pse Pentagoni i ka dhënë kohë pas kohe Kievit një numër të pazbuluar raketash për këtë sistem kundërajror.

Uashingtoni i është përgjigjur lutjeve dëshpëruese të Kievit për ta ndihmuar me më shumë mbrojtje ajrore, pasi është duke u përballur me sulme të pareshtura ruse në rajonin e vet verilindor, Harkiv që prej 10 majit.

Shtetet e Bashkuara janë ndër mbështetësit kryesorë të Ukrainës.

Aleatë të tjerë, përfshirë Gjermaninë, gjithashtu i kanë dhënë Ukrainës kundërajrorë dhe municione për ta.

Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën./AlsatM

Read Previous

Qazim Laçi: Të japim maksimumin në Evropian

Read Next

Laçi: Luftojmë deri në fund, synojmë të marrim pikët e plota