SHBA inkurajon palët për marrëveshje në Gazë

SHBA po lobon për planin e armëpushimit në Gaza si dhe inkurajon palët të bien dakord për të. SHBA beson se Izraeli të pranojë planin e armëpushimit nëse Hamasi bën të njëjtën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë çdo pritshmëri që Izraeli do të pranojë propozimin për armëpushim nëse Hamasi pranon këtë, tha Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Plani tre-pjesësh i prezantuar nga Presidenti Joe Biden javën e kaluar do të shohë gjithashtu një rritje të ndihmave humanitare, si dhe shkëmbim të disa pengjeve për të burgosurit palestinezë përpara një përfundimi të përhershëm të luftës.

Propozimi, megjithatë, ka hasur në kundërshtimin të zëshëm nga disa anëtarë të qeverisë izraelite. Negociatat vijnë përderisa luftimet po vazhdojnë në Rafah, i cili u vu nën sulme ajrore intensive izraelite gjatë fundjavës.

Sipas UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, të 36 strehimoret e saj në zonën e Rafah janë bosh pasi banorët u detyruan të largoheshin. 1.7 milion njerëz të tjerë vlerësohet se janë zhvendosur në Khan Younis dhe pjesë tjera të Gazës qendrore.

Për të lobuar për marrëveshjen, Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken i bëri thirrje të veçantë ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant dhe anëtarit të kabinetit për luftë Benny Gantz.

Blinken “përgëzoi Izraelin për propozimin”, duke theksuar se Hamasi duhet ta marrë marrëveshjen “pa vonesë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller. Ai shtoi gjithashtu se kryediplomati amerikan tha se propozimi do të avancojë interesat afatgjata të Izraelit.

Megjithatë, dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kërcënuan se do të largoheshin dhe do të rrëzonin koalicionin qeverisës të vendit nëse kryeministri Benjamin Netanyahu binte dakord për marrëveshjen përpara se Hamasi të shkatërrohej./rtklive

Read Previous

Vetura të parkuara vend e pa vend

Read Next

Prodhimi i energjisë diellore dhe të erës në BE u rrit me 46 për qind