Shala: Situata në veri mund të tensionohet sërish, ky është grupi terrorist që po kërcënon policët

Eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, ka thënë se situata në veri të Kosovës mund të tensionohet sërish.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se një gjë e tillë mund të ndodhë, nëse ka ndonjë veprim të pamatur politik.

“Situata në veri  mund të tencionohet në rast se do të kemi ndonjë veprim të pa matur nga ana e nivelit politik që mund të shkaktojë situatë të paparashikuar deri më tani, pavarësisht që mekanizmi i sigurisë ka marrë të gjitha veprimet adekuate për të parandaluar sulme të ndryshme në drejtim të rendit kushtetues dhe sigurisë”, ka pohuar Shala.closevolume_off

Për situatën në veri dhe dorëheqjet që po ndodhin mes policëve të komunitetit serb në Kosovë, kanë shprehur shqetësim autoritetet vendore dhe ndërkombëtare. 7 policë të rinj serb së fundmi dhanë dorëheqje, vetëm një muaj pasi morën detyrën.

Pas dorëheqjeve të policëve të rinj serb, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë për shkelje të Marrëveshjeve të Brukselit dhe për shkelje të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit, që kanë paraparë që një numër i policëve të jenë prej komunitetit varësisht prej kompozicionit etnik…Pres nga BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljen e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presioni ndaj policëve serbë vjen nga Serbia dhe strukturat e saj, prandaj presim që dënimi i këtyre akteve të jetë me dënimin e autorëve, autori është në Beograd”, ka deklaruar ajo.

E sipas ekspertit Shala, dorëheqjet janë rezultat i presionit nga grupi kriminal, i mbështetur nga Beogradi.

“Dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë mund të thuhet që ato vijnë si rezultat i presionit, shantazhit, kërcënimit që bën grupi terrorist kriminal në veri, i mbështetur nga politika shtetërore e Beogradit ndaj komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Shala./Botasot/

Read Previous

BQK: Deri në qershor mërgimtarët dërguan në Kosovë 635.1 milionë euro, 14 % më shumë se vjet

Read Next

Kosovarët merakli të cigares, konsumojnë rreth 13 milionë në ditë