Mësuesit jo rrallë konsiderohen si njerëz që janë të lidhur shumë me vlerat humane dhe njerëzore. Në parkun e qytetit u panë sot disa ish mësimdhënës, tani anëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Arsimit “7 Marsi” në Gjakovë, të cilët me vetëiniciativë kishin filluar të rregullonin një pjesë të parkut duke krasitur disa fidane dhe lule në këto hapësira
Por, në këtë fillim pranvere a do të duhej që këto pjesë të rregulloheshin.
Nga këtu u apelua që të gjithë mund të bëjmë gjëra të mira në shërbim të komunitetit ku jetojmë.