Shpalosja e planprogramit të kandidatit për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e LDK-së Teki Shala ka vazhduar dhe gjatë ditës së sotme, ku u takua me banorët e fshatit Dobrosh duke dëgjuar kështu kërkesat dhe sfidat që ka kjo zonë. Disa nga kërkesat e banorëve të këtushëm për të cilat kandidati Shala premtoi mbështetje janë: rregullimi i kanalizimeve, infrastruktura rrugore, ndriçimi publik dhe funksionalizimi i Qendrës së mjekësisë familjare. Në këtë vizitë kandidati Shala ishte i shoqëruar dhe nga ish ministri I shëndetësisë, Armend Zemaj, kryetari i deges së LDK-së Luan Gola dhe kandidati për asamble komunale Butrint Golaj.
Takimi vazhdoi dhe në Lagjen Pnish të fshatit Damjan ku kandidati Shala u shoqërua nga Rexhë Pnishi i cili është kandidat për asamble komunale. Kërkesa kryesore e banorëvë të kësaj ane ishte pastrimi i Lumit Trava i cili kalon nëpër Pnish dhe menaxhimi i mbeturinave duke rregulluar kanalizimet. Këto zona do të trajtohen me prioritet me ardhjen e LDK-së në krye të komunës së Gjakovës, ka thënë ndër të tjera kandidati Shala.