U.D. i spitalit rajonal të Gjakovës, Hilmi Shala ka bërë të ditur se rreth 81% e stafit të spitalit të Gjakovës janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti covid, kurse 5% e stafit me dozën e parë dhe presin të dytën. Si dhe 24% e stafit janë ende të pa vaksinuar për faktin se, disa janë postcovid, disa janë nëna gjidhënëse, dhe disa janë nëna shtatëzëna, thuhet mes tjerash në raportin e spitalit.
Bëhet apel për vaksinim në masë pasi varianti Delta ka shpërthyer edhe në vendin tonë dhe mënyra e vetme për t’i shpëtuar fatalitetit është vaksinimi.