Sërish shifra të larta me koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri me koronavirus kanë rezultuar 879 qytetarë nga 3605 testime, 589 të tjerë janë shëruar dhe tetë pacientë kanë humbur jetën, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 142 raste, Elbasani 66, Durrës 56, Lushnje 45, Kavajë 43 raste etj.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 73.691 raste, prej tyre 44.880 janë shëruar, 27.479 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.332 qytetarë. / Kosova Press

Read Previous

Bulliqi gjen në Podujevë 57 punëtorë me kontratë për shërbime të veçanta

Read Next

VV do të ankohet në Supreme kundër vendimit të PZAP