Serbët vendosin barrikada në Jarinje

Protestuesit serbë kanë vendosur barrikada në vendkalimin kufitar Jarinje, situatë e tensionuar është që nga dita e djeshme.

Arsyeja e këtyre barrikadave është vendimi i Qeverisë për reciprocitet ndaj veturave të Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.

Pas vendimit të Qeverisë Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendngjarje për tu kujdesur për sigurinë e banorëve atje.

Protestuesit serbë kanë qëndruar në Jarinje gjatë gjithë natës dhe kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacioni i Komunave Serbe”. /GazetaSinjali

Read Previous

Lajçak kërkon që të ulen tensionet në veri

Read Next

Reciprociteti për targat, Ahmeti: Nuk i kuptoj shtetasit e Kosovës që e kundërshtojnë këtë masë