Serbët ende nuk kanë larguar kamionët nga veriu, KFOR-i vazhdon patrullimin

Ushtarët e KFOR-it janë duke vazhduar me patrullime në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, po ashtu në këto vendkalime janë duke qëndruar ende Njësia Speciale e Kosovës.

Serbët ende nuk kanë larguar kamionët, por vetëm kanë zhvendosur ato në njërën korsi të rrugës.

Situata raportohet të jetë e qetë deri këto momente, ndërkaq serbët kanë kohë deri në ora 16:00 që të largojnë barrikadat.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave, serbët duhet larguar nga vendkalimet kufitare të gjitha barrikadat, e po ashtu situatën në kontroll pritet ta merr KFOR-i, gjithashtu nga pikat kufitare pritet të largohet edhe Njësia Speciale.

Read Previous

Ushtria shpërndan karburant për qytetarët në Britani

Read Next

​MASHTI ndan 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin nxënësit me aftësi të kufizuara