Seminari i “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” do të zhvillohet në Vlorë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se bashkë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë do të organizojnë Seminarin e 16 të “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” që do të zhvillohet në Vlorë nga data 30 korrik deri më 2 gusht 2023.

“Për këtë u dakorduam bashkë me Ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi”, shkruan Nagavci teksa tregon tutje se po ashtu kanë rënë dakord që bashkërisht të punojnë në mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë nëpërmjet një analize të detajuar mbi kurrikulën dhe tekstet. / KultPlus.com

Read Previous

VIDEO/ Momenti fatal kur dy trenat përplasen kokë më kokë me 166 km/h në Greqi

Read Next

Thellohet skandali Negreira, mësohet shuma që ai fitonte në muaj nga Barcelona