Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Zubin Potok – mish, alkool e medikamente

Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Zubin Potok, mish, alkool e medikamente

Policia ka njoftuar se në Zubin Potok është sekuestruar mall i kontrabanduar.

Sipas raportit policor, bëhet fjalë për produkte të mishit, alkool, produkte higjienike e medikamente medicinale.

“Njësia doganore dhe njësitë policore, me autorizim të prokurorit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar,  kanë hapur me forcë dy dyer të një shtëpie. Gjatë kontrollit në shtëpi, nga zyrtarët doganorë është sekuestruar: një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, 3 bidonë me nga 100 litra alkool dhe 11 shishe qelqi x 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale (barëra). Rasti  në hetime”, njofton policia, përcjell Klankosova.tv.

Read Previous

Gjasat e Kosovës për anëtarësim, Këshilli i Evropës konfirmon – opinioni i Bakoyannis në rend dite javën që vjen

Read Next

Ish-diplomati gjerman: Qeveria e Kosovë të jetë e qetë, të konsultohet me SHBA-të e BE-në