Ish-diplomati gjerman: Qeveria e Kosovë të jetë e qetë, të konsultohet me SHBA-të e BE-në

Ish-ambasadori i Gjermanisë në Bosnje e Hercegovinë dhe ish-shefi i zyrës Gjermane në Prishtinë, Michael Schmunk, ka propozuar që Qeveria e Kosovës të vazhdojë të jetë e qetë dhe të vazhdojë të demonstrojë vullnet për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit.

Meqë në vlerësimin e tij marrëveshja në fjalë është e mirë dhe e drejtë.

Schmunk ndër të tjera ka kërkuar që Kosova të vazhdojë të konsultohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Shpresojmë që Kosova do të arrijë edhe në NATO edhe në BE sa më shpejtë që është e mundur. Mendoj se i mbetet Perëndimit që ta mbështes Kosovën ku do që është e mundur që të bëhet ky lloj përafrimi”, ka potencuar ish-diplomati gjerman në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, RTK.

Ndryshe Emisari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) të enjten, tha se do të kërkojë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç që të jenë të gatshëm për një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

“Unë do të kërkoja nga Kurti e Vuçiçi të jenë të gatshëm sa herë që ftohen për takime. E rëndësishme është që liderët të jenë të gatshëm të konkretizojnë veprimet e tyre dhe jo vetëm të ulen e të diskutojnë. Ne duam që të dyja palët të jenë kredibilë dhe t’i realizojnë marrëveshjet e dialogut”, deklaroi Sarrazini në pyetjen se kur pritet të mbahet takimi i radhës i dialogut./AlbanianPost.com

Read Previous

Sekuestrohet mall i kontrabanduar në Zubin Potok – mish, alkool e medikamente

Read Next

Sulmuesi i njohur konfirmon dëshirën për të nënshkruar me Real Madridin këtë verë