Departamenti amerikan i Drejtësisë ka bërë me dije se është se sekuestruar më shumë se 3.6 miliardë dollarë, sekuestrimi me vlerën më të madhe të fondeve në histori.
Kjo, është pjesë e 120.000 bitcoin-eve të vjedhura në gusht 2016 gjatë një depërtimi të hacker-ëve në platformën e tregtimit të kriptovalutave Bitfinex në Hong Kong, e cila në atë kohë ishte zyra më e madhe e këmbimit online për konvertimin e bitcoin në dollarë dhe anasjelltas. Në atë kohë, shuma e vjedhur kapte vlerën e rreth 72 milionë dollarëve.
Autoritetet amerikane njoftuan gjithashtu edhe arrestimin e një çifti bashkëshortësh nga Neë York, të dyshuar për tentativë pastrimi parash.
Ky, është sekuestrimi më i madh i aseteve financiare në histori dhe rasti më i famshëm në përpjekjet e intensifikuara të shpallura së fundmi nga gjyqësori amerikan për të trajtuar aktivitetet kriminale që lidhen me kriptovalutat.
Burimi: CNN, Reuters