Sekuestrohen mbi 1 mijë e 300 monedha nga dy euro false

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme e parave të falsifikuara, monedha nga dy euro.

Siç njofton policia nga dy banka janë deponuar, 1 mijë e 330 monedha metalike nga 2 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 22-27.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se, nga dy banka janë deponuar, 1330 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. /KosovaPress/

Read Previous

Nis seanca solemne për nder të Epopesë së UÇK-së

Read Next

​Njësia italiane e Batalionit Rezervë Operacional e KFOR-it përfundoi dislokimin katër mujor