Sekuestrohen 50 mijë litra naftë në Portin e Durrësit

Në Portin e Durrësit është ndaluar një anije peshkimi me një sasi të konsiderueshme karburanti kontrabandë.

Referuar burimeve nga shërbimi doganor dhe policia është bërë me dije se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë, që vinte me anijen “Geni”.

Dhe kjo shënon edhe anijen e katërt që zbulohet me naftë kontrabandë në hambarin e saj.

Drejtuesit e mjeteve të peshkimit e marrin naftën me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se furnizohen për konsum personal.

Por më pas ata e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë. /Albanianpost.com

Read Previous

Mbi 2 milionë kërkesa për të parë ndeshjen mes Messit dhe Ronaldos

Read Next

Elon Musk thyen rekordin botëror për humbjen më të madhe në histori të pasurisë personale