Mbi 2 milionë kërkesa për të parë ndeshjen mes Messit dhe Ronaldos

Mbi dy milionë njerëz thuhet se kanë kërkuar një biletë për të parë që Cristiano Ronaldo të përballet me Paris Saint-Germain (PSG) e Lionel Messi-t në Arabinë Saudite më 19 janar.

Skuadra e përbashkët e Al-Nassr dhe Al-Hilal do të përballet me PSG-në në një ndeshje miqësore në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd” në Riad këtë muaj.

Stadiumi me kapacitet 68 mijë vende mund të shihte Messi-n dhe Ronaldo-n të përballen me njëri-tjetrin për herë të parë në më shumë se dy vjet.

Hera e fundit që ata ishin në fushë së bashku ishte në dhjetor 2020. Ronaldo ndihmoi Juventus-in të mposhtte Barcelona-n e Messi-t 3-0 në UEFA Champions League.

Ikona e Portugalisë nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin e Al Nassr nga Arabia Saudite muajin e kaluar. Kjo i lë ndeshjet miqësore dhe Kupën e Botës për Klube FIFA si e vetmja mënyrë që këta të dy mund të luajnë kundër njëri-tjetrit në nivel klubesh për momentin.

Messi (35 vjeç) dhe Ronaldo (37 vjeç) janë gjithashtu në muzg të karrierës së tyre. Tifozët ndoshta e kuptojnë se nuk do të kenë shumë shanse t’i shohin ata të luajnë kundër njëri-tjetrit pas kësaj.

Sipas “ESPN”, mbi dy milionë prej tyre ishin në një radhë në internet për të marrë biletat për ndeshjen kur shitja nisi në fillim të këtij muaji. Ende nuk është konfirmuar nëse të dy do të paraqiten në garë.

Debutimi i Ronaldo-s për Al-Nassr është vonuar nga një pezullim me dy ndeshje për shkak të thyerjes së një telefoni nga dora e një tifozi të Everton-it gjatë kohës së tij te Manchester United. Megjithatë, ai do të lirohet të luajë deri në momentin që PSG të arrijë në Arabinë Saudite. /Albanianpost.com

Read Previous

Samsung anulon një model të serisë Galaxy S

Read Next

Sekuestrohen 50 mijë litra naftë në Portin e Durrësit