​Interi merr sinjale pozitive për kapitenin Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të Interit në prag të ndeshjes kundër Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i skuadrës zikaltër po rikuperohet nga një tendosje muskulore në kofshën e majtë, të cilën e pësoi në ndeshjen kundër Club Brugge.

Sulmuesi argjentinas është stërvitur veçmas nga grupi, së bashku me Curtis Jones, i cili gjithashtu po rikuperohet nga një lëndim.

Sipas mediumit italian “SportMediaset”, Lautaro pritet të rikthehet në dispozicion pas pushimit ndërkombëtar. Ndërkohë, Curtis Jones, sikurse edhe John Stones, mund të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Comos. /KosovaPress/

Read Previous

Haxhiu: Strategjia të fokusohet në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Read Next

Sa milionë euro arkëtoi Dogana e Kosovës në tetor?