Dogana e Kosovës ka mbledhur 186.6 milionë euro gjatë tetorit 2026, duke shënuar rritje prej 5.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, në tetor 2025 të hyrat doganore ishin 176.2 milionë euro, apo 10.4 milionë euro më pak.
Ndër zhvillimet e muajit, Dogana ka veçuar realizimin e eksportit të parë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pas hyrjes në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA. Sipas saj, ky zhvillim hap mundësi të reja për bizneset kosovare.
Në luftimin e kontrabandës, Sektori i Antikontrabandës ka ndaluar 121 telefona celularë pa dokumentacionin përkatës.
Gjatë tetorit është organizuar edhe punëtoria e parë ndërkombëtare për vlerësimin doganor në Kosovë, në kuadër të programit “Customs Programme”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme për Tatime dhe Bashkim Doganor të Komisionit Evropian (DG TAXUD).
Dogana ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit, luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme. /KosovaPress/