Sekuestrohen 50 fishekë në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 50 fishekë të cilët janë zënë në valixhen e një pasagjeri në ardhje në Aeroportin e Prishtinës. 

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë. Nga i dyshuari është sekuestruar municionit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin. /RTKlive

Read Previous

Debutimi me Barcelonën, flet Szczesny

Read Next

Nju Jorku bëhet qyteti i parë amerikan që i jep fund bllokimit të trafikut