Sot me datë 14.01.2024, rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pran disa shtëpive malore, dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kanë dal për gjueti.
Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat dhe e kanë ndaluar një automjet, që gjendeshin 3 persona. Gjatë koktrollit të automjetit janë gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe një rreth me 30 fishek.
Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Armët e gjetura ishin janë pa leje nga organet kompetente. Me urdhër të prokurorit janë sekuestruararmët, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedur të rregullt.
Bazuar nē informatën e njëjtë patrullat policore kanë ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë.
Në dy automjet janë gjetur edhe dy armë tjera.
Gjithashtu të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët pasi qëshin pa leje janë sekuestruar.
Kështu ka bërë të ditur Shaqir Bytyqi nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në DRP – Prizren.