Sejdiu: “Reshjet e shiut kanë ndikuar në kulturat bujqësore”

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar disa dëme. Megjithatë, anë pozitive e këtyre reshjeve  është fakti se janë ujitur  kulturat bujqësore të cilat ishin ndikuar dukshëm nga temperaturat e larta të javës së kaluar, duke bërë qëto të mos zhvillohen mjaftueshëm. Kështu theksoi Drejtori i bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, Haxhi Sejdiu.

Ai tutje tha se ndër zonat më të prekura nga breshëri janë: Reka e Keqe dhe Rugova e Hasit ku komisioni për evidentimin e dëmeve është në teren duke vlerësuar gjendjen.

Kujtojmë se sipas parashikimit të motit reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme.

Read Previous

Serie A në prag revolucioni, propozohen më pak skuadra dhe Play-Off në fund

Read Next

Nga 1.091 testime, 3 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19