Sefa: Ligji i festave zyrtare duhet të rishikohet

Muajt prill dhe maj do të kenë plotë ditë pushimi, si rezultat i ditëve në të cilat bien festat zyrtare. E profesor Ruzhdi Sefa konsideron se ligji festave shtetërore duhet patjetër të pësojë ndryshime.

Është një çështje më e ndërlikuar se sa duket në shikim të parë thotë profesori.

Nuk kemi një imazh të mirë para botës kur pushojmë në festat kur gjithkund në botë punohet thotë profesor Sefa.

Pushimet e tepërta po ndikojnë edhe në procesin mësimor. Po bëhet një ndërprerje jo e natyrshme.

Sipas planifikimeve të festave zyrtare institucionet publike kanë pushuar me 11 prill për shkak të festës së Kushtetutës, do të pushojnë edhe me datat18 dhe 25 prill, ndërkaq ndërkaq dy të hëna të tjera me datat 2 dhe 9 maj gjithashtu do të jenë pushim.

Read Previous

Dick Marty flet sërish, tregon a kishte të bënte me arrestimin e Thaçit dhe kur u vu në shënjestër

Read Next

OKB: Bota është në prag të një “stuhie ekonomike” për shkak të luftës në Ukrainë