Seancë tjetër e mbyllur në Speciale në rastin e dëshmitarit të 39-të

Sërish ka nisur një seancë tjetër të martën në Gjykatën Speciale.

Por, që e njëjta ka qenë e hapur vetëm në fillim gjatë fjalimit të trupit të prokurorisë, më pas e njëjta ka kaluar në të mbyllur.

Në një pjesë tjetër ku seanca ka qenë e hapur ka qenë ku janë paraqitur disa dokumente si prova materiale nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç.

Dëshmitari, sipas ZPS-së ishte pjesë e Zonës Operative të Dukagjinit edhe ai po dëshmon përmes video-lidhjes.

Të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallë, përveç Jakup Krasniqit, e cili po e ndjek seancën përmes video-lidhjes.

Edhe dëshmitari i së hënës në Gjykatën Speciale, në pjesën më të madhe ka dëshmuar në seancë të mbyllur.

Një pjesë ku seanca ka kaluar në të hapur është kur dëshmitari u pyet nga prokurori se “a i kujtohet që e ka intervistuar ZPS-ja mes datave 28 mars dhe 1 prill të 2022-ës”, dëshmitari u përgjigj duke thënë se, “po më kujtohet”.

Ai më pas është pyetur për një dokument i cili nuk është bërë publik për audiencën, prokurori ka kërkuar nga ai që të përgjigjet në rast se po e sheh emrin e tij/saj, por vetëm me “po” ose “jo”.

Të gjithë dëshmitarët që janë të planifikuar që të dëshmojnë këtë javë në Gjykatën Speciale do të dëshmojnë me masa mbrojtëse.

Katër seanca të planifikuar për këtë javë në rastin e Pjetër Shalës, janë anuluar për këtë javë. /Albanianpost.com

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç̧ nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

​Xhaka: Nuk flas për titullin e kampionit, e dini çfarë ndodhi me Arsenalin

Read Next

Pas Osmanit e Gërvallës, kryediplomati shqiptar Hasani pritet nga Konjufca