Seanca nuk nis as në orën 19:00, Bajqinovci i VV-së thotë se presidenti mund të zgjidhet në 19:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, beson se i kanë numrat që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente.

Bajqinovci në një prononcim tha se gjithçka do të kryhet në orën 19:00 ose 19:30, ku edhe beson që do të zgjidhet presidenti i vendit.

“Do të kemi seancë. Besoj shumë që do të zgjidhet presidenti i vendit. Besoj që numrat do të bëhen dhe çdo gjë do të shkojë në rregull prej orës 7 e tutje. Me rëndësi është që të zgjidhet presidenti. Ne besojmë që në orën 19:00 ose 19:30 do të votohet presidenti”, tha Bajqinovci.

Në orën 18:00 është dashur të nis seanca në të cilën do të provohet zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës.

Nuk dihet nëse të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit.

Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK-së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit. /Gazeta Sinjali

Read Previous

Sulmohet fizikisht drejtori i urbanizmit në Gjakovë

Read Next

Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri