Seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës do të nisë ndryshe sot.
Kjo për faktin se para secilit vend të deputetëve ka një dokument, njofton Klankosova.tv.
Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani i cili po qëndron brenda sallës së parlamentit ka njoftuar se ajo letër ka ardh nga sekretaria e Kuvendit dhe ka të bëjë me dokumentin e AAK-së, partia e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë vlefshmërinë e komisionit për votim të fshehtë, njofton Klankosova.tv.
Në të thuhet se Gjykata e ka pranuar lëndën e AAK-së të dorëzuar pak ditë më parë nga deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.