Së shpejti rikthehet ndriçimi i shtegut të ecjes në parkun e Shkugëzes

Ka kohë që shtegu i ecjes në parkun e Shkugëzes është pa ndriçim. Qyetarë të shumtë e kanë adresuar këtë shqetësim në redaksinë e televizionit Syri. Meqë po i afrohemi stinës së pranverës, ky vend bëhet edhe më i frekuentuar, por këto pamje tregojnë se mungesa e ndriçimit në këtë pjesë bënë që pasi të errësohet këtej të mos ecë askush.

Lidhur me këtë çështje ne kemi kontaktuar drejtorinë për shërbime publike në Komunën e Gjakovës të cilët na kanë njoftuar se sot kanë filluar punimet për rregullimin e këtij defekti dhe së shpejti do të rikthehet ndriçimi, njëherit bënë apel tek qytetarët që të mos i shkatërrojnë hapësirat publike, por të njejtat ti ruajmë.

Read Previous

A po shkohet drejt paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, çfarë po i kërkohet Turqisë?

Read Next

Real Madrid-Barcelona, zbulohet a do të luaj Benzema