Scholzi emërohet kandidat për një mandat të dytë si kancelar i Gjermanisë

Social Demokratët e qendrës së majtë të Gjermanisë (SPD) emëruan zyrtarisht kancelarin Olaf Scholz si kandidatin e partisë për zgjedhjet e parakohshme federale më 23 shkurt.

Emërimi i Scholzit vjen pas dy javësh diskutimesh të tensionuara brenda SPD-së nëse do të mbështeste kancelarin aktual për një mandat të dytë apo mbështetja do të ishte për ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius, raporton DW.

Pistorius, aktualisht politikani më popullor i Gjermanisë sipas sondazheve, javën e kaluar njoftoi se nuk do të kandidonte për kancelar dhe ofroi mbështetjen e tij për Scholzin.

Kjo i hapi rrugën Scholz-it që të nominohej si kandidati kryesor i SPD-së

Scholzi planifikon të thërrasë një votëbesimi në parlament për 16 dhjetor. Ai pritet ta humbasë atë, duke i hapur rrugën presidentit të Gjermanisë që të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhjet e reja për më 23 shkurt./koha.net/

Read Previous

​Kuvendi në përfundim të mandatit debaton për punën e qeverisë Kurti

Read Next

Raportohet se Netanyahu ka miratuar “në parim” armëpushimin me Hezbollahun