Scholz flet për sigurinë në Kosovë: Gjermania i qëndron pranë NATO-s, KFOR-i të jetë në pozicion për të reaguar

Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka përmendur situatën e sigurisë në Kosovë, specifikisht mënyrën sesi prezenca e KFOR-it është tejet e nevojshme për të mbrojtur nga tensionet.

Scholz madje u shpreh se NATO-s, si garantues i sigurisë në Kosovë, i qëndron e bashkuar edhe Gjermania përmes misionit të saj ushtarak.

”NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania është duke marrë pjesë në këtë mision përmes forcave ushtarake. Tensionet e fundit na dëshmojnë sesa e rëndësishme është prezenca e tyre aty. Dhe KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar në të gjitha zhvillimet”.

Këtë deklaratë, Scholz e dha gjatë pritjes që i bëri sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjendet për vizitë në Berlin.

/klankosova/

Read Previous

Messi dhe Ronaldo përfshihen në top 10-shen e yjeve më të mëdhenj të sportit të të gjitha kohërave, lista bëhet virale

Read Next

ATK: Raporti i Progresit ka vlerësuar lartë luftimin e evazionit fiskal dhe rritjen e të hyrave