Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, foli në konferencën për shtyp, pak ditë pas ndeshjes kundër Kolumbisë: “Skuadra është mirë, po rikuperon forcat, edhe pse me disa shqetësime lëndimesh e virozash. Nico Gonzalez është stërvitur i diferencuar, Alexis (Mac Allister) është bashkuar me grupin, por nuk e dimë nëse ka ende diçka për të bërë me rikuperimin”.
Si ndiheni me grupin e ri?
Ne i njihnim shumicën e lojtarëve të rinj, ata njihen shumë mirë nga ekipet kombëtare të moshave. Ndoshta do t’i shohim disa prej tyre në fushë, do të varet shumë nga ndeshja dhe si do të shkojë. Ata janë aty për të dhënë kontributin e tyre, do të shoh nëse ia vlen të luaj me to.
Si po ecën rikuperimi i Messit? A do të jetë ai atje në grumbullimin tjetër?
“Shpresojmë që Leo të fillojë të luajë dhe, kur të hartoj listën e grumbullimit të ardhshëm, do të flas me të. Brenda dy javësh do të duhet të hartojmë listën për ndeshjet e ardhshme dhe më pas do të shohim nëse ai është i aftë të luajë. Është e vështirë për një skuadër të mos varet nga Messi, gjëja pozitive është se ne kemi një ide të lojës, pavarësisht se kush është në fushë. Kur Leo nuk është në fushë, ne jemi gjithmonë të njëjtë, por pa atë prekjen përfundimtare që ai ka. Cilësia e lojtarëve është e ngjashme në të gjitha rolet.
A keni planifikuar ndonjë gjë për vapën?
Do të jetë njësoj për të dyja kombëtaret, por është diçka e pakëndshme. Nuk është se njëri është më i mirë dhe tjetri më keq, por ka të bëjë me shfaqjen. Ndeshja do të jetë normale, të gjithë duan që ekipi i tyre të fitojë në fushën e lojës. /Telesport.al/