Grupi i futbollit “City Group” më në fund po sjell rezultate të dukshme për skuadrën kryesore, Manchester City, të drejtuar nga trajneri Pep Guardiola.
Në fitoren e fundit 5-0 kundër Sparta Pragës në Champions League, spikati 20-vjeçari Savinho, i cili ka luajtur në 11 ndeshje këtë sezon. Paraqitja e tij është vlerësuar nga trajneri spanjoll, i cili u shpreh i kënaqur me performancën e anësorit brazilian, të marrë nga Girona këtë verë.
“Ai luan shumë mirë, është një anësor që mund të luajë në të dy krahët me të njëjtën cilësi. Në këta tre muaj me ne, niveli i tij ka pësuar një rritje të dukshme,” tha Guardiola.
Gjithashtu, trajneri i City-t përmendi kontributin e trajnerit Michel te Girona, ku Savinho luajti sezonin e kaluar: “Dua të theksoj diçka – Savinho është këtu falë punës së shkëlqyer të Michel te Girona. Është një sukses i madh për të.” /Telesport.al/