Sarrazini thotë se ende s’ka “lajme të reja” për Kosovën në Procesin e Berlinit

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se për Kosovën s’ka ende lajme të reja sa i përket pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit, kur kanë mbetur edhe dy javë kur do të shënohet 10-vjetori i këtij procesi.

Gjermania ka qenë e zëshme duke i bërë thirrje Kosovës që ta largojë masën e sigurisë për mallrat serbe duke e cilësuar në kundërshtim me Marrëveshjen për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Së fundmi, në një përgjigje për KOHËN, ambasada e Gjermanisë ka thënë se ka afate që lidhen me rregullat dhe procedurat e CEFTA-s. Vetë Sarrazin e pati përmendur gjatë vizitave të fundit të tij në Prishtinë mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga Procesi i Berlinit po qe se Qeveria nuk i heq masat ndaj produkteve serbe.

Në Forumin e dytë ekonomik gjermano-kosovar, i cili po mbahet në Prishtinë, Sarrazini ka thënë se edhe pse mbledhja e Procesit të Berlinit do të mbahet pas dy javësh, me Kosovën janë “ende në rrugën e daljes apo paraqitjen e lajmeve të reja”./Koha.net

Read Previous

Driton ​Kuka: Federatave po iu ndahet buxhet, por po mungojnë rezultatet

Read Next

Kamala Harris: Irani është fuqi destabilizuese dhe e rrezikshme në Lindjen e Mesme