Galatasaray ka realizuar një nga transferimet më të mëdha të kësaj merkatoje vere – duke sjellë në Stamboll yllin gjerman, Leroy Sane.
Sane ka firmosur një kontratë trevjeçare me kampionët e Turqisë për sezonin 2024/25. Interesimi për këtë lëvizje ishte i jashtëzakonshëm, më shumë se një milion persona e ndoqën “live” fluturimin e tij për në Stamboll përmes faqes zyrtare të klubit në YouTube.
29-vjeçari, i cili sezonin e kaluar në Bundesligë zhvilloi 30 ndeshje, shënoi 11 gola dhe dhuroi 6 asistime, i është bashkuar Galatasarayt si lojtar i lirë, pasi kontrata me Bayernin kishte skaduar.
Transferimi i tij nuk i kushtoi asnjë cent klubit turk, ndërsa sipas faqes së njohur Transfermarkt, vlera aktuale e Sane është 32 milionë euro.
Me këtë përforcim, Galatasaray synon jo vetëm dominimin në futbollin turk, por edhe sukses në garat evropiane.