San Francisko, robot murator

Një punëtor i ri ka disa muaj që punon në kantierin e terminalit të ri të aeroportit të San Franciskos: quhet ”Canvas” dhe është një robot i sofistikuar i aftë të vendosë mure kartoni gipsi me të njëjtën aftësi si mjeshtri më i mirë.

Makina ka përmasat e një lavatriçe të madhe dhe është e pajisur me një krah të gjatë mekanik me të cilin manipulon veglat e ndryshme.

Një sistem vizioni me lazer i lejon robotit të identifikojë saktë zonat në të cilat duhet të ndërhyjë dhe të montojë kartonin e gipsit në pozicionet e duhura. ”Canvas” nuk është ende plotësisht autonom dhe puna e tij duhet të mbikëqyret nga një operator njerëzor, i cili ndër të tjera kujdeset për ndryshimin e veglave të përdorura nga makina.

Krahasuar me mjeshtrit njerëz, Canvas është më i shpejtë dhe mund të punojë pa ndërprerje 24/7./Alsat.mk/

Read Previous

Kroacia i dëbon 18 diplomatë rusë

Read Next

Boksieri nga Gjakova, Taulant Jakupi, pjesë e Kampionatit Evropian të boksit U18