Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një fjalë rasti para gazetarëve, ajo ka treguar se para udhëheqësve të BE-së do të paralajmërojë se Kosova do ta paraqesë aplikimit për anëtarësim në BE, në fund të këtij viti, njofton Klan Kosova.
“Na duhet që BE të lëvizë nga fjalët në vepra si për liberalizmin e vizave dhe siç e dini dhe siç do të deklarohet sot Kosova do të paraqesë aplikimin në BE në fund të këtij viti dhe shpresoj në mbështetjen e anëtarëve”.
“Nuk është vendi për dialog e negociatat mes Kosovës e Serbisë. Është proces me vete që lehtësohet nga Brukseli procesi do të bazohet te njohja e ndërsjellë dhe të ruajë integritetin territorial, sovranitetin dhe sistemin kushtetues të Kosovës. Ajo çka ndodh është se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ecur përpara me anëtarësimin”.
“Ka pasur një vendim të ambasadorëve të BE-së për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne do tu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve sot që të votojnë në favor në konkluzionet e 15 dhjetorit në takimet e këshillit”.