Sam Sessoms përforcimi më i ri i KB Vëllaznimit

Penn State’s Sam Sessoms (3) during the game against Ohio State. The Nittany Lions trimmed an 18-point second-half deficit down to six points in the final minutes, but wasn’t able to complete the comeback attempt in a 76-64 loss to Buckeyes on Sunday night December 5, 2021 in the Big Ten opener at the Bryce Jordan Center. Photo by Mark Selders

KB Vëllaznimi e ka prezantuar transferin e dytë të huaj.

Klubi gjakovar ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me organizatorin amerikan, Sam
Sessoms i cili vije në Kosovë direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sessoms është playmaker me instinkt “vrastar”, një realizues i hatashëm me një set të
përsosur të shkathtësive ofensive të cilat do të ndihmojnë ekipin tonë që të realizojë
performanca solide”, shkruan njoftimi i klubit gjakovar.

23 vjeçari që do të fillojë karrierën profesioniste te gjakovarët, vije nga kolegji “Coppin
State Eagles” që garon në nivelin më të lartë të kolegjeve amerikane, NCAA – D1.

Ai gjatë sezonit 2022/2023 realizoi mesatare prej 20.5 pikësh, 4.3 kërcimesh e 5
asistimesh për ndeshje dhe pritet ti bashkohet menjëherë ekipit në përgatitje.

/AsistiOnline.com/

Read Previous

A e falsifikoi Prigozhin vdekjen e tij? Këto janë disa pretendimet që e mbështesin këtë teori!

Read Next

Auditori: Institucionet publike zbatuan vetëm 37 për qind të rekomandimeve