Salih Mustafës i vazhdohet paraburgimi

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Mappie Veld-Foglia, ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.

Në vendimin e këtij trupi gjykatës, thuhet se kjo masë është e nevojshme, në të kundërtën, vlerësohet se ekziston rreziku që Mustafa të pengojë procedurat, duke përfshirë ndërhyrjen tek viktimat dhe dëshmitarët, ose familjarët e tyre.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.

I njëjti ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga ZPS-ja./GazetaSinjali

Read Previous

Aksidenti në Kroaci/ Shoferi i autobusit mbrohet në heshtje, nesër pritet vendimi për të

Read Next

Borxhet ndaj Administratës Tatimore, konfiskohen rreth 1 milion euro pasuri