Planifikimet e datave për përfundimin e vitit shkollor 2020-2021 të bëra nga Ministria e Arsimit, nuk janë plotësisht të pranueshme nga kryetari i Sindikatës së arsimit në Gjakovë. Kjo për faktin se nxënësit janë të lodhur dhe të mbingarkuar gjatë këtij viti shkollor pandemik dhe produktiviteti mund të jetë i mangët.
Sipas kryetarit Maliqi mësojmë se mësimi nga distanca përkundër përpjekjeve të vazhdueshme nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve ka ato mangësitë e veta.
Tutje Maliqi tregoi se sot ne orën 19:00 do mbahet mbledhje online me të gjithë perfaqesuesit sindikal të niveleve komunale ku do të diskutohet detajisht për hapa të mëtutjeshëm.