Safet Gjici kërkon të lirohet nga burgu

Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore.

Kërkesën e tij do ta shqyrtojë gjyqtarja Suela Lika.

Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me 3 vjet burgim, ndërkohë që i kanë mbetur për të vuajtur 1.2 vjet burgim./indeksonline/

Read Previous

Një kometë e re afër Tokës mund të shihet me sy të lirë

Read Next

​Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë