Sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit?

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1470 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 13 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 17 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTKlive/

Read Previous

Tetë vjetori i anëtarësimit në FIFA, Ademi: Të vendosur të sigurojmë të ardhme të ndritshme

Read Next

Shqipëri/ Marrëveshja me Italinë për pensionet diskutohet në Komisionet Parlamentare