Sa gjoba u shqiptuan mbrëmë në Gjakovë për mosrespektim të masave anti covid?

foto arkiv

Situata me covid-19 vazhdon të jetë e vështirë. Inspektorët sanitarë në bashkëpunim me policinë e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policor nga stacioni i Gjakovës, ishin në teren më qëllim që të kontrollojnë nga afër sesa po respektohen masat të cilat u morën vendim nga Qeveria. Qetësia mbizotëron atëherë kur akrepat e orës arrijnë në 21:30. Pronarët i vënë drynin lokaleve duke respektuar masat e qeverisë.

Kishte edhe prej atyre që kishin paqartësi. E për këtë u erdhën në ndihmë inspektorët.

Artan Hoxha, udhëheqës i sektorit për inspektime në Gjakovë tha se do të jenë çdo natë në teren për të parë nese bizneset po respektojnë masat të cilat përfshijnë mbylljen e gastronomisë në orën 21:30 dhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në orën 22:00.

Mirëpo, jo të gjithë po qëndrojnë konform masave. Disa prej tyre nuk përfillin rregullat të cilat duhet respektuar e në raste të tilla inspektorëve u duhet të shqiptojnë dënime.

Situata me covid-19 është serioze, numri i të infektuarve po rritet cdo ditë, prandaj është i nevojshëm angazhimi i plotë i secilit individ në parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.Ne si inspektorë do te jemi çdo natë në terren që të monitorojmë nëse masat e ndërmarra nga qeveria po respektohen,  tha Hoxha.

Read Previous

Vitia: Mund të organizojmë edhe spitale fushore

Read Next

Përfundon seria e dëgjimeve buxhetore në komunën e Gjakovës