Kur çmimet e produkteve ushqimore u rriten, pensionet ndryshuan për pensionistët. Mirëpo qytetarët në Komunën e Gjakovës po tregojnë se sa duhet të jetë paga minimale në nivel vendi.
350 Euro është shuma të cilën po e konsiderojnë si të nevojshme shumica e qytetarëve.
Për dallim nga opinionet e qytetarëve paga minimale në Kosovë është 170 euro. Bëjmë të ditur se Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar nivelin e pagave për vitin 2020 ku thuhet se paga mesatare bruto në sektorin privat është 342 euro, kurse në sektorin publik 552 euro.