Besimi tek institucionet publike siç është Policia është i rëndësishëm për suksesin e një sërë politikash publike të vendit ku jetojmë.Ndonëse, Policia e Kosovës, viteve të fundit llogaritet të jetë njëri ndër institucionet më të besusehme në vend, ekipi i së shtunës u kujdes që të pyes qytetarët e komunës sonë se çfarë mendimi kanë ata për të gjithë ata që bartin uniformën e policisë.
Faiku tregoi se është shumë krenar me përformancën dhe kontributin e pazëvëndësushëm të sigurisë në vend.
Fjalët e mira dhe respekti ndaj Policisë së Kosovës nuk munguan as nga qytetarët që jetojnë në shtetet tjera.
Kishte dhe nga ata të cilët ngritën një paralele në mes të policisë dikur dhe tani.
Përgjegjësia e uniformës është tejet e madhe, dhe jo rastësisht edhe qytetarët e vlerësojnë punën dhe angazhimin e tyre profesional.