Ekzistojnë pak fotografi e video të cilat kanë paraqitur gjendjen e Çarshisë së vjetër të kapluar nga zjarri.
Sot 23 vite më parë Ruzhdi Domi bashkë me familjen e tij kur zjarri kishte kapluar gati të gjithë Çarshinë e vjetër të Gjakovës kishin dalur duke rrezikuar edhe jetët e tyre për të kapur disa pamje që shërbejnë si thesar i çmuar i historisë sonë.
Fotografia sot është varur në po të njejtën vend ku u realizua dhe autori i fotgrafisë thotë se ndjehet mirë për këtë.
Para 23 viteve në po të njejtën lagje humbën jetën edhe shumë qytetarë të asaj pjese, kjo ishte një hakmarrje e ushtrisë serbe për bombardimet e Natos që kishin filluar një ditë më parë më 24 mars të vitit 1999.