Rutte pas takimit me Kurtin: Jemi të brengosur për tensionet në veri

Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se ka shprehur brengat e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës, gjatë takimeve me liderët e vendit.

Pas takimit me kreun e Qeverisë, Albin Kurti, ai ka shtuar se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian.

Rutte kujtoi se “Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Ai kujtoi gjithashtu se “Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë”.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe këtu stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është më e afërt se kurrë mund të them”.

/eo/

Read Previous

NATO për kundërofensivën e Kievit: Është një kohë shumë e vështirë për ushtrinë ukrainase

Read Next

Kurti e konfirmon se sot do të takohet me Lajçakun