Rutte: NATO do të forcojë praninë e saj ushtarake në Baltik

NATO Secretary-General Mark Rutte. | Maja Hitij/Getty Images

“NATO do të forcojë praninë e saj ushtarake në Baltik,” tha të premten sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, ndërsa hetimet nga autoritetet finlandeze për sabotimin e kabllos nënujore EstLink 2 vazhdojnë.

Dyshimet janë se pas incidentit me kabllon e prerë që lidhte Estoninë me Finlandën me shumë gjasa qëndron një cisternë ruse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s diskutoi me presidentin finlandez Alexander Stubb për “sabotazh të mundshëm”.

“Kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time të plotë. NATO do të forcojë praninë e saj ushtarake në Baltik”, shkruan Rutte në një postim në rrjetin X. /abcnews.al

Read Previous

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Read Next

Rusia paralajmëron Shtetet e Bashkuara kundër testimeve të mundshme bërthamore nën Trump