Rutte: Evropianët të ndalojnë së shqetësuari për SHBA-në

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u ka bërë thirrjeve vendeve evropiane të “mos shqetësohen shumë” për SHBA-në dhe angazhimin e saj ndaj NATO-s.

Duke folur për emërimin e Komandantit të ri Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), Rutte është shprehur se shqetësimet për një tërheqje të mundshme të SHBA-së ishin të ekzagjeruara.

“E dini çfarë ndodhi? Komandanti i ri Suprem u shpall, dhe herën e fundit që kontrollova pasaportën e tij, ishte amerikane. Pra, kjo nuk ndodhi.”

Këtë deklaratë e bëri referuar emërimit të gjeneralit amerikan Alexus G. Grynkeëich në krye të komandës ushtarake të NATO-s në Evropë, si dëshmi se SHBA mbetet e angazhuar.

Sipas The Guardian, Rutte tutje ka shtuar se duhet të ndalen shqetësimet dhe të rritet mbështetja për Ukrainën.

“Mesazhi im për kolegët evropianë është: ndaloni së shqetësuari kaq shumë. Filloni të zbatoni planet e investimeve, të ngrini bazën industriale dhe të siguroni që mbështetja për Ukrainën të mbetet në nivele të larta. Kjo është ajo që duhet të bëni. Mos vraponi rreth e rrotull të shqetësuar për SHBA-në. Ata janë këtu, janë me ne.”/express/

Read Previous

”The Guardian”: Sazani ishulli i projektuar si ultraluksoz

Read Next

Holanda do t’i dërgojë Ukrainës 175 milionë euro ndihmë ushtarake